Amsterdam: shpërthim iPad-i në një dyqan Apple

Një dyqan i Apple në Leidseplein, Amsterdam, u evakua të dielën pasdite dhe tre klientë të atyshëm u plagosën lehtë.

Mediat hollandeze njoftuan se një iPad shpërtheu në dyqan dhe tre punonjës të atyshëm kishin probleme me frymëmarrjen, ndoshta për shkak të lëndës së lëshuar nga bateria.

Para se zjarrfikësit të vinin në vend, stafi arriti ta izolonte iPad-in e shpërthyer.

Ekspertët kujtojnë se ndodh shpesh që iPhone dhe iPad të Apple-it të tejnxehen nga bateritë, që më pas çojnë në shpërthime si ky i fundit në Amsterdam. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi