Amerikanët dëshmojnë: Barak Obama, presidenti më i mirë që kanë njohur

Shumica e amerikanëve të sonduar nga qendra kërkimore Pew e zgjodhën presidentin Barak Obama si presidentin më të mirë që kanë njohur gjatë jetës së tyre.

Në sondazhin e qendrës Pew, 44 për qind e amerikanëve e zgjodhën Obamën si më të mirin apo të dytin president më të mirë që ata kanë kaluar gjatë jetës, ndjekur me 33 për qind që mbështetën Bill Klinton dhe 32 për qind Ronald Reganin.

Të anketuarit përmendën Donald Trump vetëm në 19 për qind të rasteve, duke e vendosur atë në vendin e katërt. Dukshëm, kjo shifër është gati e barabartë me shifrën që Obama kishte në një pikë të ngjashme të presidencës së tij – në një sondazh të ngjashëm të vitit 2011, Obama u listua si zgjedhja e parë ose e dytë nga 20 për qind e amerikanëve.

Në sondazh, zhvilluar nga 5 qershori deri në 12 qershor, 2002 të rritur iu përgjigjën pyetjes: Cili president ka punuar më mirë gjatë jetës suaj?. Atyre iu kërkua të jepnin emrat për zgjedhjen e parë dhe të dytë.

Të dy presidentët Bush dolën më ulët në listë. Xhorxh H.W Bush dhe Xhorxh W. Bush u përzgjodhën si më të mirët ose të dytët më të mirët nga 14 për qind dhe 10 për qind e amerikanëve, respektivisht.

Jimmy Carter, Gerald Ford, Richard Nixon, Lyndon Johnson, Dwight Eisenhower, Harry Truman dhe Franklin Roosevelt u përmendën nga më pak se 5 për qind e të pyeturve.

Në përgjithësi, mosha e të anketuarve ishte gati saktësisht e lidhur me përgjigjet e tyre. Pjesa më e madhe e brezit të mijëvjeçarit, e përmendën Obamën në 62 për qind të tyre – një numër më i lartë sesa në çdo brez tjetër. Regani, nga ana tjetër, ishte përgjigja më e zakonshme mes brezave të pas luftës së dytë botërore dhe atij që cilësohet si brezi i heshtur.

Popullariteti krahasimisht më i lartë i presidentëve më të fundit ka gjasa të ndodhë për shkak të ndryshimit demografik, pasi pyetja bënte fjalë për presidentët që njerëzit i kanë jetuar. Për shembull, vetëm një e dhjeta e të rriturve përzgjodhën Xhon F. Kenedin- por ky numër është rreth një e katërta mes atyre që ishin gjallë për të parë presidencën e tij.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Shpërndaje:

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi