KOSOVA

Ambasadori zviceran godet sërish Qeverinë për veteranët e rrejshëm

Spread the love

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me donatorë të ndryshëm, të cilët mblidhen çdo vit për të shikuar projektet kosovare.

Të pranishëm në këtë takim ka pasur edhe ambasadorë të vendeve të BE-së në Kosovë, teksa aty nuk ka munguar as ai zviceran, Jean Humber Lebet.

Ai e ka hapur përsëri temën e veteranëve të rrejshëm dhe mjeteve që po shpenzohen për ta.

“Ne si Zvicër e dimë dhe falënderojmë veteranët për sakrificë në bazë të cilëve Kosova është e lirë, por pse edhe ata qe nuk janë veteranë te marrim para?”, ka thënë Lebet.

Haradinaj nuk la pa u kritikuar as nga shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Ajo rikujtoi rastin e emërimit të Naser Shalës, për të cilin rast patën reaguar edhe ambasadorët të shteteve më të fuqishme në Kosovë, transmeton lajmi net. Pas kësaj, Haradinaj ka lëshuar mbledhjen me donator, për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit.

Related posts

Modeli që Rusia e do për Kosovën

dritatv

Reshitaj: Prishtina po mbetet më problematikja për ndotjen e ajrit

dritatv

Qytetarët përshëndesin Ismet Tarën para se të niset për Hagë

dritatv

Leave a Comment