Ambasadori turk takim me kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, është takuar me kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli.

Ambasadori turk gjatë takimit theksoi marrëdhëniet që i konsideron të shkëlqyera midis dy vendeve. “Ai u shpreh se misioni i tij ishte të çonte edhe më tej punën e bërë nga paraardhësit e tij nëpërmjet promovimit të projekteve konkrete të bashkëpunimit ekonomik dhe intensifikimit të marrëdhënieve politike”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Ambasadori Yoruk i dorëzoi kryetares se Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, një letër nga homologu i saj turk, Volkan Bozkir, nëpërmjet të cilës fton Kodhelin dhe një delegacion nga ky komision të realizojnë një vizitë në Turqi.

“Kodheli falënderoi ambasadorin turk dhe pranoi me kënaqësi ftesën e kryetarit të Komisionit të Parlamentit Turk për Politikën e Jashtme. Ajo u shpreh se Shqipëria dhe Turqia kanë një partneritet dhe marrëdhënie të ngushta e të gjithanshme politike, ekonomike sikurse edhe në çështjet e sigurisë. Shkëmbimet dhe dialogu ndërparlamentar mund të luajnë një rol të veçantë për forcimin e tyre sikurse edhe të lidhjeve të miqësisë midis popujve tanë tha Kodheli”, theksohet në njoftim,

Më tej, theksohet se Yoruk dhe Kodheli diskutuan mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis Turqisë dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme, veçanërisht në atë të turizmit./Rtv Drita/

Shtojca

Lini nje Koment