Ambasadori Sakar: Në një shtet siç është Kosova me popullatë të re, niveli i arsimit duhet të jetë i lartëm (Foto)

Nën koordinimin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), në shkollën “Xhemail Mustafa” janë dorëzuar 20 copë projektorë të siguruara nga Kryesia e Këshillit Turk në Kosovë.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagir Sakar, ka thënë se në një shtet siç është Kosova me popullatë të re, niveli i arsimit duhet të jetë i lartë.

Ambasadori Sakar, duke folur për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, ndër të tjera tha se  Turqia do të vazhdoj të jetë edhe me tutje përkrah Kosovës në çdo segment.

“Kjo shkollë në të cilin edukohen nxënës të komuniteteve të ndryshme është simbol i së ardhmes kulturore dhe këtë shembull duhet ta mbrojmë dhe ta bartim edhe në të ardhmen. Në një shtet dinamik dhe me popullatë të re si Kosova arsimi duhet të jetë cilësor e i avancuar. Në kuadër të kësaj shpresoj që ky projekt të jetë i rëndësishëm. Të gjithë kemi përgjegjësi për edukimin e të rinjve. Turqia ka qenë dhe do të jetë prehër krah i miqve kosovar. Nuk do të ndalim se bashkëpunuar edhe me tutje”, ka thënë ambasadori Sakar.

Kurse, Drejtoresha e Shkollës “Xhemail Mustafa”, Vjollca Jupolli, falënderoj shtetin e Turqisë për ketë donacion në shkollën e saj, ku siç tha ajo me pranimin e donacionit do të rritet cilësia e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

“Kemi pranuar një donacion me projektor nga Ambasada Turke në Kosovë, poashtu kanë realizuar edhe instalimin e tyre. Falënderoj donatorin, sepse përmes këtyre pajisjeve konsiderojmë se në shkollën tonë do të rritet cilësia e mësimdhënies dhe mësimnxënies dhe mësimi do të behet me atraktiv. Shpreh falënderime për përmbushjen e këtij donancioni.

Ndërsa, Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës Shpresa Shala, tha se me financimin e Ambasadës turke në arsim do të krijohen kushte të avancuara në realizimin me sukses e cilësor të kurrikulës  së re.

“Projekti ka filluar derisa unë isha drejtoresh në këtë shkollë. Tani po flas si udhëheqëse e Drejtorisë së  e Arsimit, ndërsa falënderoj shtetin turk për mbështetjen në arsim e sidomos në Komunën e Prishtinës. Të gjitha këto investime po ndikojnë në cilësinë në arsim duke pasur parasysh se tani ne Kosovë jemi duke implementuar një kurrikulë të re dhe kjo nuk kund të bëhet pa pajisje teknologjike në shkolla. Uroj që ky bashkëpunim të vazhdoj dhe ta kemi mbështetjen e shtetit turk siç e kemi pasur deri me tani”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, edhe Komandanti i Këshillit të Kryesisë turke në Kosovë, Numan Bash, theksoi se investimet e realizuar në arsim janë e ardhmja e sigurisë ne Kosovë, ndërsa tha ai, ndihemi krenar për këto financime.

“Kryesia e Këshillit Turk është duke kryer punë të ndryshme në sfera të ndryshme dhe është duke tentuar që të ndikojë direkt në jetët e njerëzve. Jemi koncentruar në projektet e fushës së arsimit. Projektet e realizuara në  arsim, janë për një  të ardhme të sigurt në Kosovë. Ndihemi krenar që sadopak kemi koontribuar në këtë shkollë”, tha Bash./ KosovaPost/Albana Hajdari/foto-Eren Beksaç/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi