Ambasadori i Zvicrës ‘shuplakë’ pushtetarëve

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, i cili gjatë përurimit të një ujësjellësi në fshatrat e Skenderajt, e tha se nuk është normale që qeveria e Zvicrës ta financojë një projekt të tillë, kur fare mirë mund të realizohej me paratë e kosovareve, por të cilat në të vërtetë janë vjedhur nga vetë ne, përkatësisht nga veteranët e rremë, numri i tepërt i shërbyesve civilë, zhvatjet, tenderët, monopolet etj?

Si i tha të gjitha këto ambasadori zviceran në prani edhe të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, njërit prej regjisorit e kontribuuesve më të mëdhenj të këtyre mashtrimeve? A janë fajtor për këto abuzime dhe zhvatje të parave e tërë klasa politike kosovare, duke filluar nga Kadri Veseli, i cili ishte prezent në këtë përurim kur ambasadori zviceran shpërtheu me këto komente, duke vazhduar me të gjithë kryeministrat e deritanishëm e deri te presidenti e kryetarë të komunave, pa dallim? Sa projekte do të mund të realizoheshin me paratë e plaçkitura nga politikanët, veteranët dhe të tjerët? Sa shkolla, spitale, ujësjellës, fabrika do të ndërtoheshin me paratë që kjo klasë politike po na i vjedh që 20 vite?

Pse pikërisht për shkak të kësaj klase politike të inkriminuar, Kosova po braktiset nga qytetarët e vet, Kosova nuk do të mund të sigurojë më asnjë njohje, Kosova nuk do të mund të bëjë hapa të rëndësishëm drejt integrimit në BE dhe zhvillimit ekonomik, si dhe qytetarët e Kosovës do të shihen si emigrantë potencialë dhe për pasojë liberalizimi i vizave do të jetë pothuajse i pamundshëm!?

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi