Ambasadori i Turqisë në Tiranë takim me presidentin Meta

Ambasadori i ri i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Në një njoftim nga Ambasada e Turqisë në Tiranë thuhet se “Ambasadori Murat Ahmet Yörük sot i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, duke filluar zyrtarisht detyrën.”

Fillimisht ambasadori turk i ka paraqitur letrat kredenciale presidentit të Shqipërisë, në një ceremoni të zhvilluar në selinë e Presidencës së Shqipërisë.

Më pas ambasadori Murat Ahmet Yörük dhe Meta kanë realizuar një takim, ku në fokus të bisedës së tyre ka qenë bashkëpunimi mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Ambasadori i ri Turqisë në Tiranë erdhi në Shqipëri në fund të dhjetorit të vit të kaluar dhe zëvendëson në këtë detyrë ish-ambasadorin Hidayet Bayraktar./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi