KOSOVA

Ambasadori britanik: Gënjejnë që mohojnë krimet në Kosovë

Spread the love

Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connell, gjatë fjalimit të tij në Prizren për prezantimin e projektit për revitalizimin e rrugës “Marin Barleti” komentoi edhe krimet që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.

“Konflikti la Kosovën me mbi 10 mijë civilë të vdekur, nga të cilët 8676 ishin shqiptarë të Kosovës, 1196 serbë të Kosovës, 265 romë, ashkali e egjiptianë, 86 boshnjakë, por gjithashtu edhe 2128 ushtarë të UÇK-së, 720 të ushtrisë jugosllave, 364 të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Kujtojmë gjithashtu 213 ushtarë të KFOR-it, 1600 persona janë ende të zhdukur dhe ka mijëra viktima të dhunës seksuale. Ne nuk guxojmë të harrojmë Reçakun, Krushën e Madhe, Çerezin, Mejën, Qyshkën, Pavllanin, Zahaqin, Dubravën dhe shumë masakra të tjera që kanë ndodhur në Kosovë. Ata që e mohojnë, gënjejnë”, deklaroi ambasadori britanik.

O’Connell më pas u ndal edhe tek ngjarjet e vitit 2004 të cilat i cilësoi si një periudhë të tmerrshme ku u dogjën kisha dhe shtëpi të serbëve të Kosovës. Ambasadori britanik tha se gjyshërit e shokut të tij serb u vranë në banesën e tyre. Ai shtoi se nëse duam paqe dhe prosperitet duhet të gjejmë kurajën për të thënë të vërtetën. Sipas tij, nuk duhet të ketë drejtësi vetëm për disa.

“Nëse dëshirojmë të kemi paqe e prosperitet, ne duhet të flasim të vërtetën. Është e vështirë, e di. Por, gjithashtu e di që një shoqëri aq e fortë dhe e qëndrueshme sa Kosova ka potencialin për tu marrë me këtë dhimbje për të ndërtuar një të ardhme që qytetarët e saj e meritojnë. Nëse dëshirojmë drejtësi për disa, jo për të gjithë, nuk bënë. E vërteta e përgjysmuar nuk është e mirë për të ardhmen”, përfundoi O’Connell.

Related posts

Projektligji për Komisionerin e FSK-së diskutohet në shkurt

dritatv

Vasili i LSI-së i përgjigjet Thaçit: Hallet e tua mos i bëj të shqiptarëve

dritatv

ATK çdo muaj tejkalon planin e të hyrave

dritatv

Leave a Comment