KOSOVA

Ambasadori Amerikan kërkon angazhim të vazhdueshëm për zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë

Spread the love

Përmes një njoftimi postuar në faqen zyrtare të tyre Facebook, Ambasada e Amerikës në Kosovë ka treguar se ambasadori amerikan Philip Kossnet, është takuar me zyrtarët e personave të zhdukur të Kosovës, të cilët ka përgëzuar për punën e tyre të deritanishme rreth misionit të tyre.

“Ambasadori Kosnett u takua me zyrtarët e personave të zhdukur të Kosovës për t’i përgëzuar ata për progresin e kaluar. Ata kanë mbyllur mbi 70% të rasteve të personave të zhdukur – një arritje e madhe. Në takimin e tij ai kërkoi angazhim të vazhdueshëm në grupin punues të kryesuar nga ICRC-ja për të mbyllur çështjen edhe të shumë rasteve të tjera, për të cilat ende pritet”.

Ndryshe, sipas të dhënave të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, në Kosovë janë në evidencë edhe 1653 persona të zhdukur.

Related posts

Kosova shënon “Javën e Personave të Pagjetur”

dritatv

Nisma e Limajt ndërron emrin në Nisma Social Demokrate

dritatv

“SHBA-të dhe Bashkimi Europian nuk janë të interesuara për ndarjen e Kosovës”

dritatv

Leave a Comment