• Home
  • SHQIPERIA
  • Ambasada e SHBA: Iku kryeprokurori që refuzonte të hetonte politikanë
SHQIPERIA

Ambasada e SHBA: Iku kryeprokurori që refuzonte të hetonte politikanë

Spread the love

Ambasada e SHBA ka dënuar me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Në një deklaratë të posaçme, Ambasada e quan të papranueshme hedhjen e granatave tymuese në Parlament.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.

Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA./Top Channel/

Related posts

Puset e naftës në shitje, do jepen me koncesion tre vendburime

dritatv

Do të qëndrojë protesta në shesh? Kryemadhi: Udhëhiqemi nga qytetarët

dritatv

“Spiuni” mes negociatorëve, Balla: Berisha ka konflikt personal me Artur Meçollarin

dritatv

1 comment

azmi isaku December 19, 2017 at 12:17 am

shum turp per politikanet shqiptare cfare ndodhet me ne I llote dushmanet e kombit shqiptare per turpe te keni ne himare u evune flamurin e greqise eshitni detin tash vritene mes veti se ashtu done serbija dhe greqija moe thoni se jeni shqiptare

Reply

Leave a Comment