KOSOVA

Ambasada amerikane reagon ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë

Spread the love

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, përmes një njoftimi për media, ka ngushëlluar familjet e viktimave në luftën e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit, ambasada amerikane, thekson se të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik.Kjo ambasadë u ka bërë thirrje udhëheqësve të Kosovës që të përmbahen nga retorika ndezëse.

Njoftimi i plotë:Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne po ashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore.

Related posts

Komandanti i FSK-së: Ushtria do të veprojë në gjithë territorin e Kosovës

dritatv

Hoti: Qeveria Haradinaj diskriminuese

dritatv

Ministria e Financave optimiste se do të vazhdojë rritja ekonomike

dritatv

Leave a Comment