ALUIZNI thirrje qytetarëve: Denonconi abuzimet

Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, i kërkon zyrtarisht Prokurorisë të hetojë pretendimet e qytetarëve se u janë kërkuar para nga sekserë për të legalizuar objekte pranë këtij institucioni.

“Në kuadër të transparencës dhe mos përbaltjes të institucionit, i kërkojmë organeve kompetente të reagojnë dhe t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së këtyre rasteve”, thuhet në njoftimin e ALUIZNI-t.

ALUIZNI angazhohet të bashkëpunojë me prokurorinë për të vënë para përgjegjësisë ligjore këdo të përfshirë.

“Institucioni i ALUIZNI-t është duke vijuar punën për të përmbyllur procesin e legalizimit si kundër premtuam 5 vite më pare,në nisje të punës sonë.
Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve mbi të gjitha për të denoncuar rastet korruptive që ndeshin në zyrat e institucionit”, thuhet më tej./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi