BOTA

Altun: Turqia e vendosur dhe e përkushtuar edhe në luftën kundër DAESH-it

Spread the love

Kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun tha se Turqia është e vendosur për të vazhduar luftën kundër organizatës terroriste DAESH.

“Turqia është fokusuar dhe është e vendosur të vazhdojë luftën kundër DAESH-it dhe në të njëjtën kohë është një vend që është përkushtuar plotësisht të luftojë kundër terroristëve frikacakë të kësaj organizate terroriste. DAESH-i është armik i Turqisë dhe kjo e fundit nuk do të heqë kurrë dorë nga lufta kundër organizatës terroriste deri në zhdukjen e plotë të saj”, shkroi Altun në Twitter.

Edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Turqia është shteti i vetëm që bën një luftë në kuptimin e vërtetë të fjalës kundër DAESH-it.

“E nënvizoj se jemi të gatshëm të marrim çdo lloj përgjegjësie në çështjen e terroristëve të DAESH-it, që ndodhen ende në Siri” u shpreh Presidenti Erdogan.  

Related posts

Vjenë, në aeroport zbulohen 88 zvarranikë në bagazh

dritatv

FETO bën dredhi në Shqipëri me transferimin e shkollës

dritatv

Liban, fundoset një varkë me migrantë të padeklaruar

dritatv

Leave a Comment