Allegri: E ardhmja ime varet nga motivimi

Massimiliano Allegri dështoi për të disatën herë ta çojë Juventusin në fitoren e trofeut më të rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League. Por duket se edhe pas këtij dëshitmi trajneri italian nuk është dorëzuar ende.

“E ardhmja është çështje stimuli, për t’u përmirësuar më shumë. Ditën pas finales së Berlinit fillova të mendoj, kështu bëra edhe në vitin e dytë dhe te tretë. Kam një kontratë me Juven dhe ndihem mirë, por nuk mendoj shumë për të ardhmen, duhet të mendoj vetëm të tashmen”, tha trajneri i Juves.

“Kampionati është objektivi kryesor. Nesër në fushë duhet të tregojmë shumë egërsi, pas asaj humbje me Realin, në të kundërt i komplikojmë shumë punët”, shtoi më tej trajneri juventin. Prej kohësh Allegri përflitet për një divorc me Juven dhe emri i tij lakohet në disa prej pankinave më të mira në Evropë. Te Juve janë të bindur se ai do të qëndrojë dhe do të udhëheqë skudrën drejt një rinovimi të plotë.

“Pozicioni im në ciklin e ri të Juves? Trajner, vetëm atë di të bëj. Në ndryshim nga finalja e Berlinit kanë ndryshuar 9 titullarë dhe 10 futbollistë janë të dalindjeve nga ’90 në ’97. Çdo vit kemi sjellë në skuadër futbollistë të rinj, ndaj nuk ka nevojë për rinovim të thellë. Kemi patur 2 finale të turneut më të rëndësishëm në Evropë, një herë kemi dalë në turin e parë eliminator dhe tani në çerekfinale. Nëse duam të fitojmë gjithçka çdo vit, por të tjerët?”, u shpreh Allegri./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi