Aliu: Qeveria Haradinaj nuk po angazhohet në shpëtimin e Telekomit

 

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka deklaruar se qeveria Haradinaj ende nuk po bën ndonjë lëvizje në lidhje me rezoluten e kuvendit për mbrojtjen dhe shpëtimin e Telekomit të Kosovës.

Aliu ka thënë po ashtu se Haradinaj nuk ka ndonjë arsye për këtë moszbatim madje është përgjegjësi direkte sipas tij në rrëzimin e Telekomit.

“Sot janë berë një muaj të rezolutës se Kuvendit me 12 pika për mbrojtjen dhe shpëtimin e Telekomit dhe Postes se Kosovës. Me 40 vota PËR, 29 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME u votua me 12 korrik 2018. Ende Qeveria Haradinaj nuk e ka ngritur shtabin e menaxhimit të krizës dhe nuk po lëviz në atë drejtim. Nuk ka asnjë arsye ta vlefshme për këtë moszbatim. Ky mosveprim i kryeministrit është përgjegjësi direkte në rrezikimin e Telekomit”, ka thënë Aliu.

Tutje ai shtoi edhe pikën 2 të rezolutës e cila thotë se nëse kalojnë 15 ditë nga miratimi i rezolutës duhet të ngritët shtabi për menaxhimin e krizës në këto dy ndërmarrje.

“Në pikën 2 të rezolutës thuhet se: “Qeveria 15 ditë nga miratimi i kësaj rezolute, të ngrejë shtabin e menaxhimit të krizës në këto dy ndërmarrje me qëllim të ristruktirimit te thellë të veprimtarisë biznesore, të burimeve njerëzore dhe të planit të investimeve. Ristrukturimi i Telekomit të Kosovës të përfshijë ngrirjen e të gjitha pozitave udhëheqëse në Telekom, dhe angazhimin e një institucioni kompetent për menaxhimin emergjent të kësaj ndërmarrjeje deri në rikonsolidimin e plotë të saj“, përfundoi Aliu./Zeri.info/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi