Alibeaj: Strategjia e Ramës nuk e shpëton Vangjush Dakon

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka vijuar akuzat ndaj Vangjush Dakos si i përfshirë në botën e krimit, e sipas tij falë ndikimit të këtyre të fundit kryebashkiaku i Durrësit ka fituar zgjedhjet.

Sipas Alibeajt, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg, pasi është kapur në përgjime me trafikantë ndërkombëtarë droge para, gjatë dhe pas zgjedhjeve për të blerë pushtetin.

“I kapur në përgjime me trafikantë ndërkombëtarë droge para, gjatë dhe pas zgjedhjeve për të blerë pushtetin kriminal të Edi Ramës, Vangjush Dako duhet të ishte sot në burg. Çfarë po qarkullon aktualisht në media është vetëm maja e ajsbergut për “xhuxhin”, siç e quajnë miqtë e tij kriminelë, me të cilët ka blerë pushtetin e Edi Ramës”, shpreh deputeti demokrat.

Më tej Alibeaj thekson se strategjia e Edi Ramës për të shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik nuk e shpëton Vangjush Dakon nga dosja 339.

“Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët sesa përbetimi i Edi Ramës se po lufton krimin, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë konsiderojnë normalitet politik bashkëpunimin me krimin e organizuar”, -shprehet ai duke shtuar – Shembujt më flagrantë të kësaj strategjie kriminale janë pranimi i hapur i bashkëpunimit me krimin nga: Vangjush Dako me bandën e Avdylajve dhe Lul Berishës. Taulant Balla me trafikantin e drogës mik të familjes, Edmond Bego. Arben Ndoka, Elvis Roshi Mark Frroku, Armando Prenga, që pranojnë jo vetëm bashkëpunimin, por edhe kryerjen e krimeve prej tyre”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi