SHQIPERIA

Alibeaj: Pasuria që ndan me krimin e detyron Ramën të refuzojë vettingun e politikanëve

Spread the love

Partia Demokratike vijon me publikimin e dokumenteve që sipas tyre implikojnë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se kanë përdorur “pushtetin politik për të marrë nën kontroll industrinë e bixhozit”. Sipas demokratit Alibeaj, prandaj ata refuzojnë vetingun e politikanëve.

“Partia Demokratike i njohu shqiptarët një ditë më parë me fakte tronditëse, të bazuar në dokumenta zyrtarë, sesi Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të marrë nën kontroll industrinë e bixhozit nëpërmjet vëllezërv të tyre Olsi Rama dhe Agron Xhafaj. Edi Rama, me firmën e tij, i dha të vëllait koncesionin korruptiv prej miliona eurosh të monitorimit të sistemit online të pikave të basteve, të cila, gjatë qeëverisë së Edi Ramës, u katërfishuan që fitimet e të vëllait të jenë edhe më të mëdha. Fatmir Xhafaj bllokoi për 8 muaj ligjin e mbylljes së lojrave të fatit në qytete dhe pastaj, bashkë me “Hakmarrjen për Drejtësi” me lidhje direkte me Olsi Ramën, e ndryshuan ligjin, duke dëshmuar sesi funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar, që kontrollon lojrat e fatit”, tha Alibeaj.

Alibeaj tha se kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës. “Nga 1 milionë dollarë ne vitin 2014 të ardhurat e kompanisë së basteve të vëllait të Ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në 4 vjet, duke shkuar në 10 milionë dollarë në vitin 2017. Është kjo pasuri marramendëse që ndan me krimin e organizuar, e cila detyron Edi Ramën dhe Fatmir Xhafën të refuzojnë vettingun e politikanëve. Edi Rama ka frikë të pranojë për vete të njëjtat standarde si për gjyqtarët, prokurorët dhe policët, sepse kryeministri i Shqipërisë është peng i krimit të organizuar”, tha Alibeaj./Top Channel/

 

Related posts

Targat e makinave, DPSHTRR merr 2 vendime lehtësuese për shoferët

dritatv

“Të gjithë e kanë kuptuar se gjithçka është teatër”, Astrit Patozi: Ja pse nuk ka lajm në zgjedhjet e PS

dritatv

Tiranë, përplasen dy automjete, një i plagosur

dritatv

Leave a Comment