Aleksiç: Vuçiç do të bëjë skenar të ri me Thaçin e Haradinajn

Zëvendës shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate, Partia Popullore, Miroslav Aleksiç, kërkoi sot nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç të di arsyen e vazhdimit të qëndrimit të Listës Serbe në institucionet e Kosovës.

“Ata thjesht nuk vijnë në seanca, por në thelb punojnë në qeveri dhe marrin paga. Pse njerëzit tanë janë ulur në një qeveri që ende nuk i ka zbuluar vrasësit e Oliver Ivanoviç, e cila ka vendosur taksën, miratoi një platformë negociuese dhe nuk përmbushi asgjë nga marrëveshja e Brukselit,” tha Aleksiç në një konferencë shtypi.

Ai tha gjithashtu se platforma e Kosovës për dialog u miratua me votën e deputetit të Partisë së Pavarur Liberale Sllobodan Petroviç.

Aleksiç tha se qytetarët janë sjellë para “aktit përfundimtar, kur do t’u thuhet se është më mirë të dorëzohet një pjesë e territorit të Serbisë sesa të shkohet në luftë”.

“Vuçiç tashmë do të bëjë një skenar të ri me partnerët e koalicionit Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi, për t’ua bërë qytetarëve më të lehtë dhe pa dhimbje që të pranojnë për të hequr dorë nga territoret e tyre”, tha Aleksiq.

Ai tha se vrasja e Oliver Ivanoviç ishte politike, një tjetër pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiç, prapaskena politike e të cilit ende nuk është zbuluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi