Albin Kurti: korrupsionin nuk e sollën qytetarët por institucionet

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka folur për prioritetet kryesore të punës së tij nëse fiton zgjedhjet e tetorit, përfshirë korrupsionin, dialogun me Serbinë dhe çështjen e simboleve kombëtare.

Kurti nis “vagonin e problemeve” me zhdukjen e korrupsionit, duke thënë se në bazë të një studimi ndërkombëtar, dhjetë për qind e familjeve në Kosovë japin ryshfete në shërbimet publike, të cilat do të duhej të ishin të garantuara.

Kjo përqindje, sipas tij, është shumë më e lartë në Mal të Zi, 34 për qind, që do të thotë, se korrupsioni në Kosovë është i përqendruar te institucionet dhe jo te qytetarët.

“Unë besoj që më kollaj luftohet korrupsionin në Kosovë sesa në Serbi e në Mal të Zi. Korrupsioni në Kosovë nuk është kulturë, por është sistem, dhe duhet ta godasim në majat e sistemit, atje ku ai ka çerdhen e tij. Nuk mendoj se është e pamundur. Përkundrazi, mendoj se një lëvizje e jona që e çliron gjyqësorin nga ekzekutivi, do të dëshmojë që suksesi, jo vetëm që është i mundur, por është edhe më i shpejtë sa ç’është menduar”.

Sondazhet flasin për rritje të përkrahjes për partinë VV, ndërsa kjo e fundit ka përjashtuar mundësinë e koalicionit parazgjedhor me cilëndo parti tjetër që hyn në garën e 6 tetorit. Megjithatë, partia nuk “i ka rënë vijë” koalicionit paszgjedhor me LDK-në, e cila poashtu shihet si pretendente për afro 30% të votave, gjithnjë duke u bazuar në sondazhe. /tesheshi.com/

- Reklamë -

LEXO MË SHUMË

E pazakontë, rrjetë merimange gjigante në Greqi (Foto)

Moti më i nxehtë nga sa duhej të ishte në Greqinë perëndimore, ka çuar në një spektakël thuajse të mbinatyrshëm, një rrjetë merimange 300...

Paraburgim për dy persona që planifikonin sulm terrorist në Kosovë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj për dy të dyshuar për përgatitje të akteve terroriste në Kosovë. Në një...

“Babalja”/ Gazment Bardhi shmang shoqërimin e detyrueshëm, shkon në gjykatë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është paraqitur sot në Gjykatë për të marrë pjesë në seancën e radhës gjyqësore në procesin e...

Së fundi

Bashkia e Tiranës marrëveshje me bankat, tarifa të reduktuara deri në zero për studentët

Të rinjtë që zotërojnë një kartë studenti, do të fitojnë tarifa të reduktuara deri në zero lekë...

“Falsifikuan të dhënat në TIMS”, Arbër Çekaj kallëzon penalisht prokurorin Ervin Kondilli dhe oficeren

Arbër Çekaj, pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të...

MASHT-i shpall e më pas tërheq konkursin për 30 drejtorë të Departamenteve

Paraditen e së enjtes, në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit mungonin konkurset për drejtorë të departamenteve, të cilat i kishte tërhequr ministria një...