Albin Kurti: Jo domosdoshmërisht duhet të jem kryeministër

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur rreth koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku ka lënë të kuptohet se ai nuk e do me çdo kusht postin e kryeministrit.

Kurti ka thënë se me LDK-në nuk kanë probleme të patejkalueshme. Madje ai shton se kurrë nuk e ka thënë që me çdo kusht e do postin e kryeministrit, njofton Klan Kosova.

Siç deklaroi Kurti në ”Konak – Me Kosovë Gjocin”, emision i inFokusit, do të ishte përgjegjësi e madhe historike nëse nuk merren vesh me LDK-në për koalicion.

”Nuk shoh që kemi probleme të patejkalueshme. Duhet të dakordohemi. Nëse konstatojmë se duhet të kemi zhvillim ekonomik, ta luftojmë krimin e korrupsionit, këtu duhet t’i gjejmë përgjigjet, çka po duam?”.

”Unë e kam vështirë të flas për emrat e përvetshëm të LDK-së. Le të testohen emrat e tyre e pastaj flasim”.

”Asnjëherë nuk kam thënë që me çdo kusht duhet të jem unë. Le të merremi vesh çka po duam dhe të vijmë tek emrat. Duhet ta theksojmë të përbashkëtën. Mundësinë e kemi unike”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi