Albin Kurti, i vetëvendosur

Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të lëvizjes “Vetëvendosje”. Kjo u bë e ditur dje për gazetën “Zëri” një ditë para përfundimit të afatit zyrtar të paraqitjes së kandidaturave për drejtuesin e Lëvizjes.

“Deri më tani Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të lëvizjes ‘Vetëvendosje’. Nuk janë paraqitur kandidatë të tjerë. Hapat e tjerë, të cilat janë të rregulluara me Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, do të bëhen publikë gjatë javës”, ka deklaruar për “Zërin” Adnan Rrustemi nga Komisioni për Zgjedhjen e Kreut të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Edhe sekretari organizativ i lëvizjes “Vetëvendosje”, Ismajl Kurteshi, ka sqaruar për “Zërin” se pas përfundimit të afatit për kandidim e që është 10 janari i 2018-s do të caktohet se sa ditë fushatë do të ketë për kandidatët për kryetar.

“‘Vetëvendosja’ i pranon kandidaturat e atyre që janë të interesuar. Po ashtu duhet të përcaktohet sa ditë do të jenë fushatë. Nëse ka për të pasur më shumë se 2 kandidatë, garantohen 4 javë fushatë dhe pastaj caktohet dita e votimit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi