Alarm për shkak të sëmundjes infektive në Indi, 28 të vdekur

Në shtetin indian Kerala që është duke u përballur me përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura, që nga 1 gushti kanë humbur jetën të paktën 28 persona për shkak të Leptospirosis, një sëmundje infektive.

Sipas lajmit të faqes së internetit Hindustan Times, në mbarë shtetin e Keralas në një muaj të fundit kanë humbur jetën të paktë 28 persona për shkak të sëmundjes Leptospirosis e transmetuar nga kafshët, 9 prej të cilëve vetëm në një javë të fundit.

Një zyrtar i lartë shëndetësor, tha se është bërë paralajmërim nga 5 drejtori të shëndetësisë pasi që është njoftuar për 300 raste të dyshimta në tre ditët e fundit. Mes të vdekurve gjenden edhe tre punonjës të ndihmës.

Mendohet se sëmundja është shkaktuar pasi burimet e ujit janë infektuar nga urina e minjve ose brejtësve të tjerë.

Simptomat kryesore janë temperatura e lartë, dhimbje të kokës, dridhje, dhimbje barku, ndërsa më së shumti prek personat që janë të sëmurë nga sëmundjet e veshkave dhe të mëlçisë dhe personat e moshuar.

Kryeministri i shtetit Kerala, Punarayi Vijayan, tha se që nga fillimi i sezonit të shirave monsunë në rajon në muajin qershor, numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme është rritur në 483, ndërsa 15 persona konsiderohen si të zhdukur.

Në shtatë shtete indiane gjatë sezonit të shirave mosun këtë vit humbën jetën më shumë se 1.000 njerëz./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi