Akuzat për korrupsion, policia izraelite merr në pyetje Netanyahun

 

 

 

Zyrtarët e policisë kanë marrë në pyetje kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për korrupsion në rastin e kompanisë së telekomit, njoftojnë mediat lokale.

Radioja ushtarake dhe media të tjera izraelite kanë njoftuar se policia është futur në rezidencën e kryeministrit të premten. Thuhet se në një lokacion tjetër është marrë në pyetje edhe gruaja e tij Sara.

Javën e kaluar, dy bashkëpunëtorë të Netanyahut u arrestuan me dyshimet për mbështetje në vlerë të disa qindra milionë dollarë venë favor të kompanisë së telekomit Bezeq. Nga ana tjetër, portali Walla, në pronësi të Bezeq, siguroi ndjekje pozitive të aktiviteteve të kryeministrit.

Kjo është hera e parë që policia po heton Netanyahun në rastin e njohur si “Case 4000”.

Policia ka propozuar padi penale ndaj kryeministrit izraelit për korrupsion edhe në dy raste të tjera.

Netanyahu mohoi veprat penale, duke hedhur poshtë akuzat si “gjueti shtrigash” nga ana e mediave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi