Akuza për korrupsion, gjykata liron 6 policët e Portit të Durrësit

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 6 punonjës të Policisë në Pikën Kufitare të Kontrolli në Durrës, të cilët u arrestuan gjate ditës së djeshme për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre.

Gjykata ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për Greta Batusha si dhe masën ‘detyrim paraqitje’ për Durim Zeka, Arjan Gjyzeli, Dorina Doganaj, Gëzim Çaça.

“Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”- thuhej ndër të tjera në njoftimin e policisë për arrestimin.

Vendimi nga gjykata Durrës:

1.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “arrestit në shtëpi” të shtetases Greta Batusha, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal.
Ajo duhet të qëndrojë në banesën e saj dhe nuk mund të largohet prej saj pa lejen e prokurorit.Zbatimi i kësaj mase duhet të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore përkatës në këtë çështje.

2.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Durim Zeka, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal.Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

3.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Arjan Gjyzeli, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

4.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetases Dorina Doganaj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

5.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetasit Gëzim Çaça, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i tij i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

6.Të vleftësoj të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe vendosjen e masës së sigurimit personal atë të “Detyrim paraqitje para policisë gjyqësore” të shtetases Juliana Kurraj, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 259 të Kodit Penal. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë e të tretë të çdo muaji nga ora 11.00-12.00.

Urdhërohet lirimi i saj i menjëhershëm, në rast se nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës, nga e nesërmja e shpalljes.
U shpall, në Durrës 05.03.2019.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi