Aktivistja suedeze përballet me burg për protestën e dëbimit të refugjatit

Një aktiviste suedeze që protestonte kundër dëbimit të një refugjati afgan duke refuzuar të ulej në një vend para në aeroplan, do të përballet me dy javë burgim.

Sipas Gjykatës së rrethit Gothenburg, 21-vjeçarja Elin Ersson u shpall fajtor për shkeljen e ligjit të aviacionit kur nuk ndoqi urdhrat e ekuipazhit të Turkish Airlines gjatë një fluturimi Gothenburg-Stamboll në korrik të vitit 2018.

Prokurorët i kërkuan gjyqtarëve të burgosin aktivisten suedeze për 14 ditë dhe vendimi pritet brenda dy javëve.

Fluturimi nga Aeroporti Gothenburg-Landvetter në Suedi u vonua për dy orë për shkak të protestës.

Ersson po ashtu bëri një transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook për të treguar se deportimi i refugjatit afgan, Ismail Khawai, ishte “krejtësisht i paligjshëm”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi