Aksioni i ujit, Gjiknuri: Familjarët, edhe një muaj afat për vetëdisiplinim

Reforma e ujit parashikonte deri më 1 shkurt vetëdisiplinimin pa penalizimet, por ky afat shtyhet deri më 28 shkurt.

Ka qenë vetë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri që ka dhënë lajmin në një deklaratë për mediat.

“Në këtë situatë, qeveria gjen rastin tu kërkojë Bashkive dhe ndërmarrjeve të ujësjellësave që të zgjasin edhe me një muaj afatin e vetdisiplinimit të konsumatorëve familjarë duke u dhënë atyre më shumë kohë në dispozicion për të përfituar nga mundësia e rivendosjes vullnetare në kushtet e ligjshmërisë. Kjo zgjatje e afatit deri në 28 Shkurt vlen në këtë rast vetëm për konsumatorët familjarë. Ndërkaq, ndërmarrjet e ujësjellësave duhet të nisin më 1 Shkurt një verifikim derë më derë në çdo subjekt biznesi. Është përgjegjësia e ujësjellësave që të bëjnë verifikimin në terren duke ndëshkuar çdo subjekt që në kundërshtim me ligjin abuzon me ujin e pijshëm. Ky proces do të monitorohet ngushtësisht nga qeveria qendrore edhe përmes strukturave të Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve”, tha z. Gjiknuri.

Sipas tij, janë mbi 9 mijë kontrata të reja të lidhura dhe rreth 4 mijë të tjera në proces. 26 mijë matësa uji të rinj të instaluar dhe mijëra kërkesa tjera në proces trajtimi. Gjithashtu, rezulton të jenë nënshkruar gjatë kësaj periudhe mbi 7500 aktmarrëveshje për shlyerjen me këste të borxheve të mbartura./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi