Aksidentoi 3 persona, pranga 29-vjeçarit në Vlorë

 

Një 29-vjeçar është arrestuar nga efektivë të Policisë së Vlorës, pasi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 23:30, ka aksidentuar tri shtetase pas përplasjes së mjetit të tij me një tjetër, në rrugicat e fshatit Novoselë.

Në pranga përfundoi Eridjon Qarri, banues në Novoselë, për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “drejtim mjeti pa dëshmi ose në gjendje të dehur”, ndërsa të plagosurat A.N. 24 vjeç; S.A. 44 vjeç; si dhe V.H. 43 vjeç, që të treja me banim në Novoselë, raportohen jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e aksidentit, makina Renault e autorit është përplasur me mjetin Alfa Romeo të drejtuar nga 28-vjeçarja O.N., banore e Novoselës. Materialet hetimore ndaj 29-vjeçarit iu referuan Prokurorisë së Vlorës.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi