Boksieri Valentin Kajtazi ka vdekur gjatë një aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Tisno, Kroaci, shkruajnë mediat kroate.
Klubi ku 27-vjeçari u stërvit për shumë vite, është tronditur nga ky lajm i hidhur.
Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku.
Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri.
Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur’, tha Josko Sunara, trajner i Sibenikut, KBK Petar Kresimir.
Aksidenti ndodhi në mesnatë në Tisno ku boksieri kroat me prejardhje shqiptare, vdiq në vend./Mesazhi/