Aksidenti me dy viktima në Tiranë, arrestohet shoferi 18-vjeçar

Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar shoferin 18-vjeçar, i cili drejtonte automjetin, duke humbur kontrollin e për pasojë u shkaktuan dy viktima.

Sipas policisë, 18-vjeçari F.Sh u arrestua nën akuzat e drejtimit të parregullt të mjetit dhe për shkeljen e rregullave të qarkullimit ligjor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin e vjetër rrugor Elbasan-Tiranë, ku humbën jetën dy shtetase, në përfundim të veprimeve hetimore nga Seksioni i Hetimit të Aksidenteve Rrugore, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tirane, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të  qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasi F. SH.,18 vjeç banues në Bërzhitë.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye, pasi më datë 09.11.2019, rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.

Si pasojë ndërruan jetë shtetaset D.T 17 vjeçe, dhe S.S 17 vjeçe,  ndërsa kanë mbetur të  dëmtuar  vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekesor, jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi i dokumentacionit, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B”.

Drejtuesi i mjetit u verifikua me aparatin alkool testues, ku rezultoi se sasia e alkooli ne frymemarrje ishte 0.17 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Kthesa e vdekjes” në aksin Tiranë-Elbasan

    Çifti i bashkëshortëve Gurishta, ishin viktima të radhës të asaj që quhet njolla më e zezë e aksit Elbasan-Tirane, kthesa e parë pas tunelit...

Sulm afër bazës ajrore amerikane në Afganistan, dhjetra të plagosur

Të paktën 50 persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me autobombë në afërsi të bazës...

Beqaj, veteranëve: Mos keni frikë nga Specialja, por nga “gjarpri” që po përpiqet t’ju kafshojë edhe një herë

Analisti Belul Beqaj, përmes një letre publike drejtuar veteranëve të luftës së UÇK-së, të botuar në numrin e sotëm të gazetës “Koha Ditore”, ka...

Së fundi

Kosovë: Janë rregjistruar 27 raste të reja me Covid-19

NJËZET E SHTATË RASTE ME COVID-19! Sot më 01 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 172...

Samsung rikthehet me tre modele të reja. Ja për çfarë bëhet fjalë

Samsung rikthehet në tregun britanik me tre modele të reja të laptopëve. Samsung ka munguar në tregun e laptopëve në Mbretërinë e Bashkuar për...

Gjeni 3 zgjidhjet e këtij ushtrimi matematikor duke lëvizur vetëm një fije shkrepse

Nëse jeni një fans i vërtetë i enigmës, kjo foto do vërë në punë trurin dhe imagjinatën tuaj. Kushtojini vëmendjen detajeve të vogla dhe...