Aksidenti i 21 viteve më parë që ndryshoi historinë e makinave: si lindi ESP-ja

Në vjeshtën e vitit 1997, anëtarët e Bordit të Mercedes ishin në qejf: ata po diskutonin prezantimin e Maybach-ut ri në Auto Shoë në Tokio.

Por një thirrje u vjen nga Suedia e cila në momentin e parë nuk iu duk aq dramatike. Në një provë më 21 tetor 1997, Mercedes A-Class u përmbys dhe shoferi Robert Collin përfundoi në spital.

Por ky nuk ishte një aksident i zakonshëm, pasi bëhej fjalë për një dështim të madh në historinë e prodhuesve nga Stuttgarti.

Mercedes A-Class, sapo kishte humbur në test.

Qëllimi i testit është për të hetuar se në cilën shpejtësi është e mundur shmanget në anën e majtë të rrugës dhe pastaj papritmas të kthehet në anën e djathtë në mënyrë që të mos përplaset me automjetin që vjen nga drejtimi i kundërt. E gjitha kjo për shkak të situatave kur del drreri në rrugë, diçka e zakonshme në rrugët në veri të Evropës.

Dhe doli që A-Class nuk e përballonte rrezikun e parakalimit në situata ekstreme. Kjo ishte një goditje e rëndë për reputacionin e Mercedes, por reagimi i prodhuesit ishte rrufe.

Menjëherë u investuan 250 milionë dollarë në instalimin ESP-së, sistemi elektronik i stabilitetit, që më pas do merrte një përhapje dhe të prodhuesit e tjerë.

Besohet që ESP është garant për reduktimin e aksidenteve me 20-25 për qind. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi