• Home
  • SHQIPERIA
  • Aksident tragjik në Korçë, humbin jetën babë e bijë
SHQIPERIA

Aksident tragjik në Korçë, humbin jetën babë e bijë

Spread the love

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një i tretë është plagosur.

Nga të dhënat e para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në aksidentin e ndodhur në afërsi të unazës së qytetit, ndërsa njëri prej tyre ka përplasur më pas babë e bijë që po ecnin në trotuar.

Viktimat janë shtetasi Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja e rëndë./Top Channel/

Related posts

Rruga e shkuar dëm! 14 km drejt Spillesë janë shkatërruar

dritatv

Rama: Nuk kam kërkuar ndihma për përmbytjet

dritatv

Bie nga mullari, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari

dritatv

Leave a Comment