Aksident rrugor në Tiranë/ Ndërron jetë 29 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në orën 10:00 të paradites ku një 29 vjeçar është përplasur me mbrojtësen metalike.

Ai u dërgua menjëherë në spital dhe ishte në gjendje të rëndë. Fatkeqësisht 29-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 17:00 në Spital.

Tiranë

Më datë 01.04.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”, mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtësen metalike anësore të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe rreth orës 17:00, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe Shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi