Aksident në Korçë-Pogradec, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 14:30 të kësaj të diele në aksin rrugor Korçë-Pogradec, si pasojë e të cilit është plagosur një shtetas.

I plagosuri ka qenë drejtues i mjetit Volkswagen që humbi drejtimin në ecje e sipër dhe goditi një tjetër automjet Audi të parkuar anës rrugës.

Ai është transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal të Korçës, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar policia dhe hetues për të mësuar rrethanat e aksidentit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi