Aksident i rëndë rrugor në Kishnicë, pesë të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Gjilan-Prishtinë, saktësisht në Kishnicë.

Në aksident është përfshirë një autobus dhe dy vetura.

Sipas informacioneve të dëshmitarëve në këtë rast thuhet se të lënduar kanë mbetur pesë persona.

Veturat e përfshira në këtë aksident kanë pësuar edhe dëme të mëdha materiale.

Nga ana tjetër autostrada në fjalë është mjaft e frekuentuar dhe janë të shumta aksidentet të cilat ndodhin në këtë pjesë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi