Aksident i rëndë pranë Metalurgjisë në Elbasan!

Një aksident i rënde ka ndodhur në orët e pasdites, pranë rrethrrotullimit të Metalurgjisë, në aksin Tiranë-Elbasan.

Një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur fillimisht me një pemë në anë të rrugës, dhe më pas me një tezgë fruta-perimesh.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave e mjetit tip “Benz”. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi