SHQIPERIA

Aksident i rëndë në Tiranë/ Vdes pasagjerja, në gjendje të rëndë shoferi

Spread the love

Një aksident me vdekje dhe plagosjen e një personi ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Tiranë.Burime nga policia bëjnë me dije se në rrugën dytësore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit, e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Mësohet se gjendja shëndetësore e 28-vjeçarit është kritike për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Top Channel

Related posts

Akuzat PS-PD, socialistët sulmojnë Bashën dhe demokratët Ramën

dritatv

Diabeti, 4.000 raste çdo vit. Kostoja, 20% e fondit të rimbursimit

dritatv

Meta uron ambasadorin e ri gjerman: Do japë një kontribut të vyer

dritatv

Leave a Comment