Aksident i rëndë në Suharekë, vdesin vëlla e motër (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ndërmjet dy veturave njëra me targa vendore e tjetra me targa të Francës ka ndodhur në fshatin Dubravë të Suharekës. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona një femër dhe një mashkull (vëlla e motër), si dhe kanë mbetur të lënduar dy fëmijë.

Kosova Post ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes si dhe ka kuptuar se viktimat ishin vëlla e motër me inicialët L.T dhe DH.T ( emra të njohur për redaksinë)

Në aksident janë përfshirë dy veturave, njëra me tabela të Kosovës dhe njëra me tabela të Francës./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi