BOTA

Aksident hekurudhor në Egjipt

Spread the love

Si pasojë e daljes së trenit nga shinat hekurudhore në rajonin El-Menufijje të Egjiptit, sipas të dhënave paraprake janë plagosur 12 persona.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria egjiptiane e Shëndetësisë thuhet se 12 persona janë plagosur si pasojë e daljes nga shinat hekurudhore të trenit në stacionin e ri Shibin el-Kum në El-Menufijje.

Në deklaratë gjithashtu bëhet e ditur se personat e plagosur janë dërguar në spital.

Institucioni hekurudhor i Egjiptit ka njoftuar se nga aksidenti nuk ka patur ndërprerje tek udhëtimet./Rtv Drita/

Related posts

Gaza, vritet nga forcat izraelite një 13 vjeçar palestinez

dritatv

Todenhöfer: Ne jemi dëshmitarë të sulmeve të përditshme mediatike ndaj Islamit dhe muslimanëve

dritatv

Bozdag: Lirimi i Muslum, vendim në mbështetje të terrorizmit

dritatv

Leave a Comment