AKR angazhon këshilltar gjerman për të përfituar më shumë si parti

 

 

Me vetëm dy deputetët në gjirin e saj, AKR në qeveria arriti të marrë postin e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, por këto s’po i mjaftojnë.

Pretendojnë se si parti mund të marrin edhe më shumë në koalicionin qeverisës. Partia e zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, Aleanca Kosova e Re, sot do të marrë këshillat se si të përfitoj më shumë si parti politike.

Në një trajnim që ka organizuar kjo parti në Prishtinë, do të flas gjermani Manfred Richter i cili është anëtar i bordit të FNP-së, ish kryebashkiak dhe ish-deputet i Gjermanisë.

Richter sipas agjendës do të flas për temën se “Si do të përfitojmë më shumë për strukturën e partisë nga të qenurit në një koalicion qeveritar? dhe “Menaxhimi i koalicionit – mundësitë dhe kërcënime”.

Gjithashtu zyrtarët të lartë të AKR-së dhe anëtarë të saj do të mund të marrin këshilla edhe për strukturën e brendshme të partisë nga Richter.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti nga kjo parti, Islam Pacolli përmes një fotografie në Facebook.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi