AKI prononcohet për vrasjen e punëtorit të saj

Agjencia Kosovare Inteligjencës është shprehur lidhur me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm brenda objektit të kësaj agjensie.

AKI ka konfirmuar se viktima në fjalë ishte punëtor i bufesë dhe se ndërroi jetë në QKUK pasi nuk arriti t’i rezistojë plagëve të marra. “Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftimin për media të AKI-së.

Gjithashtu është bërë e ditur se rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi