AKEP: Portalet të regjistrohen brenda 72 orësh

AKEP ka publikuar një listë me 44 portale, të cilave u ka lënë 72 orë afat që të regjistrohen në QKB, pas paralajmërimit të kryeministri Rama më 10 tetor.

“AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh NIPT-in përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online”, thuhet në një njoftim zyrtar.

AKEP i’u bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kanë lidhje me portalet, që të pajisen me NIPT në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë NIPT-in përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.

Ndërkohë që të mërkurën Rama shkruante: “Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB. Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi