Akar para operacionit “Dega e Ullirit” ka biseduar me homologët rus dhe amerikan

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Hulusi Akar para operacionit “Dega e Ullirit”, të nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) kundër objektivave terroriste në Afrin, ka biseduar me homologët e tij amerikan dhe rus.

Në rajonin veri-perëndimor të Sirisë në Afrin, TSK duke filluar nga 17.00 ka filluar operacionin “Dega e Ullirit”, për neutralizimin e terroristëve anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëllazëror të rajonit nga presionet dhe persekutimet e këtyre.

Sipas informacioneve të marra, Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke Akar, para operacionit ka zhvilluar nga një bisedë telefonike me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-ve Joseph Dunford dhe të atij të Rusisë, Valerij Gerasimov./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi