Ajri i ndotur: Prishtinasit fajësojnë shtetin që s’po merren masa

Në komunën e Prishtinës tash e sa ditë qytetarët po përballen me erë të rëndë dhe tym. Ajri i ndotur i cili po ndodhë si shkak i një përzierje të tymit, pluhurit dhe hirit, ka edhe një erë të rëndë, i cili po ua ngacmon frymëmarrjen qytetarëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës po zhytet në smog që paraqet ndotje të kombinuar të ajrit me gazra dhe aerosolë, i cili vërehet gjithandej.

Ndërsa, efektet afatshkurta të aerondotjes nga partikulat sipas shumë të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të sëmurëve me astmës bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive tek moshat e shtyra, rritjen e numrit të pranimeve spitalore nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjes e shkallës së mortalitetit.

Shqetësime të mëdha kanë qytetarët e kësaj komune sipas të cilëve, ajri i ndotur po e vështirëson frymëmarrjen, po e rrit numrin e të sëmurëve nëpër qendra klinike dhe po i detyron qytetarët të qëndrojnë të mbyllur në banesat e tyre.

Ilaz Selmani thotë për KosovaPress, se arsyeja e ndotjes së ajrit në Prishtinë është mossiguria e hyrjes në kryeqytet.

Sipas tij, banorët nga të gjitha fshatrat po vinë në Prishtinë dhe si pasojë e kësaj po rritet numri i veturave dhe po bëhet komunikacioni akoma më i dendur. E për këtë dukuri, Selmani fajtor kryesor e sheh Qeverinë e Kosovës.  

E Shuqri Nici, akuzon kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin për këtë gjendje alarmante të ajrit të ndotur në kryeqytet. Sipas tij, veturat janë rreziku më i madh që po shkatërrojnë ajrin dhe po ndikojnë në sëmundjen e shumë qytetarëve.

Të njëjtin shqetësim ka edhe qytetari Gjergj Lekaj, i cili thotë se ka kohë të gjatë që ajri në Prishtinë është çrregulluar, e sipas tij, të gjitha këto vijnë si rezultat i numrit të madhe të makinave dhe lëndës djegëse. Sipas Lekaj, fajtori më i madh për ajrin e ndotur është vet shoqëria e cila nuk ndërmerr diçka, por gjithmonë qëndron duke pritur.

Bajram Fejzullahu tregon se ka tri ditë që nuk ka dalur nga banesa e tij, e krejt kjo për shkak të ajrit të ndotur e pastaj mjegullës. Fejzullahu tregon se vuan nga sëmundja e astmës dhe këtë sëmundje po ia vështirëson akoma më shumë ajri i ndotur.

Ekspertët e Institutit Kombëtar paralajmërojnë dhe alarmojnë se nëse nuk merren masa urgjente, do të ketë efekte negative në dëmtimin e shëndetit dhe rritja e vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet, e sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore do të jetë shqetësuese.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Zjarret në Kaliforni, 6 viktima të konfirmuara

  Rritet bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni. Dhjetëra persona konsiderohen të zhdukur, ndërsa konfirmimi i vdekjes së një gjysheje me dy stërnipërit e...

Kryeprokurorja Marku prezanton mes debatesh, raportin vjetor para Komisionit të Ligjeve

Prokurorja e Përgjithshme, e përkohshme, Arta Marku është ftuar sot në Komisionin e Ligjeve, ku po prezanton raportin vjetor të institucionit që drejton, mbi...

Sylejman Selimi emërohet ambasador në këtë vend!

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi pritet të rikthehet në pozitën që e kishte para arrestimit. Ballkaninfo bënë të ditur se gjenerali...

Së fundi

Qeveria zvicerane bën lehtësime për punëtorët, qiramarrësit dhe bizneset

Përveç mbështetjes së shumë punëtorëve, qeveria propozoi disa lehtësime për qiramarrësit me bizneset e prekura nga epidemia. Këshilli Federal po zgjat përfitimet afatshkurtra të papunësisë...

Guvernatorja e Tokios fiton mandatin e dytë

Yuriko Koike fitoi zgjedhjet në raundin e dytë për bashkinë e Tokios dhe fitoi mandatin e dytë radhazi si guvernatore e kryeqytetit të Japonisë,...

Hyri në fuqi akti i reformuar federal mbi barazinë gjinore në Zvicër

Barazia gjinore është shumë e rëndësishme për shtetin e Zvicrës, ani pse ka hapësirë të madhe për të diskutuar rreth kësaj dukurie. Shteti i...