Air France sërish anulon fluturimet për shkak të grevës

 

 

Pritet që rreth 30 për qind e fluturimeve të Air France sot të anulohen për shkak të grevës së punonjësve të cilët kërkojnë rritje të rrogave.

Ekuipazhi dhe stafi ajror në këtë vend mbajnë grevë tetë ditë nga muaji shkurt i këtij viti. Ata kërkojnë rritje të rrogave prej gjashtë për qind, meqë të ardhurat e tyre “janë ngrirë” që nga viti 2011.

Drejtoria e kompanisë Air France të hënën ofroi rritje të rrogave prej dy për qind këtë vit, ndërsa më pas rritje prej pesë për qind gjatë tre viteve të ardhshme. Sindikata deri në fund të javës kanë afat që të vendos nëse do të pranojë ofertën e udhëheqësisë së kompanisë.

Sindikata kryesore e pilotëve SNPL Air France sot njoftoi se oferta nuk përmbush kërkesat e tyre.

Rreth 45 për qind e fluturimeve të gjata dhe rreth 35 për qind e atyre të mesme do të anulohen nga dhe deri në Paris.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi