Ahmeti pas certifikimit: Urime Lëvizjes, tani na pret punë edhe më e madhe

Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar rezultatet finale për disa nga komunat e Kosovës të cilat kanë qenë në procese të verifikimit të parregullsive gjatë votimit.

Me këtë rast është bërë edhe certifikimin për komunën e Prishtinës, ku udhëheqës edhe për një mandat të dytë do të jetë, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas certifikimit të rezultatve të zgjedhjeve për Komunën e Prishtinës, i pari i kësaj komune, Shpend Ahmeti , përmes një statusi në Facebook, ka uruar qytetarët, por edhe dy fituesit e kësaj Lëvizje në Prizren dhe Kamenicë.

Ahmeti ka shtuar se tash ka edhe më shumë punë për t’u bërë.

Ky është postimi i plotë:

Sot u certifikuan zgjedhjet për Prishtinë e Prizren. Urime Mytaher e urime Qëndron! Urime Levizjes! Falemnderit qytetarëve dhe falemnderit të gjithë aktivistëve e vullnetarëve. Tani na pret punë edhe më e madhe.

Bashkë drejt punëve e fitoreve të reja!/kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi