Ahmeti ka një kërkesë të rëndësishme për Qeverinë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe njëherësh kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës,Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Integrimeve Eurovipane që të ndërmarrin hapa të shpejt për të kontaktuar me qeveritë aleate dhe qeveritë e shteteve që nuk e kanë njohur Kosoën për t’i kërkuar sqarim për votën kundër në Parlamentin Europian për rekomandimin për heqjen e vizave.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin e tij social në facebook, ka kërkuar nga partit tona politike që urgjentisht të kontaktojnë partitë evropiane për këtë çështje, pasi që sipas tij punët do të vështirësohen edhe më shumë pasi që vendimi mund të shtyhet deri pas zgjedhjeve evropiane kur BE do të jetë edhe më e ndarë dhe më e djathtë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Një analizë e votimit të djeshëm të Parlamentin evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën tregon se konsensusi në Këshillin e Ministrave të BE-së do të jetë shumë i vështirë për t’u arritur.

  1. Shumica e deputetëve të Spanjës, Greqisë dhe Qipros të cilat që nuk e njohin Kosovën si shtet, edhe shumica e deputetëve të Francës dhe Holandës kanë votuar kundër.
  2. Deputetët e partive të djathta (ekstreme) të cilat udhëheqin me qeveritë e Italisë, Belgjikës, Austrisë dhe Danimarkës kanë votuar kundër.
  3. Duke e marrë parasysh kontekstin e zgjedhjeve evropiane të majit 2019 dhe faktin se kemi telashe me 6 nga 10 shtetet më të mëdha të BE-së, tendenca mund të jetë që vendimi të shtyhet deri pas zgjedhjeve europiane, kur BE do të jetë edhe më e ndarë dhe më e djathtë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Integrimeve Evropiane duhet që urgjentisht të kontaktojnë qeveritë aleate dhe qeveritë e shteteve që na kanë njohur e që kanë votuar kundër për të kërkuar votën dhe sqarime.

Partitë në Kosovë duhet të kontaktojnë urgjentisht partitë simotra në rrjetet e tyre për të kërkuar mbështetje. Me socialdemokratët evropianë nuk do të jetë fare problem, por ne do t’i kontaktojmë për çdo rast./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi