Agron Shehaj shpjegon ndryshimin mes sipërmarrësit dhe oligarkut

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ishte i ftuari ditën e sotme në “Top Talk, të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ku ka folur mbi nismën e PD-së për sekuestron e kompanive me kontrata korruptive.

Fillimisht, deputeti demokrat shpjegoi ndryshimin midis sipërmarrësve dhe oligarkëve: “Para se të bëheshin palë me qeverinë, mund të kenë qenë sipërmarrës, por kur përfitojnë tendera dhe koncesione pa garë, thjesht se ashtu ka vendosur kryeministri, automatikisht ata bëhen oligarkë”.

Shehaj shtoi se PD-ja po denoncon oligarkët pa pasur prova pasi nuk janë të nevojshme provat: “Ne shikojmë si është fituar koncesioni, sa është përfitimi i koncesionarit dhe kaq është mëse e mjaftueshme. Nuk mund t’i themi elektoratit që po presim prokurorinë e gjykatën të vërtetojë akuzat”.

Kur u pyet nëse ka pasur oligarkë në periudhën e qeverisjes së demokratëve, Shehaj u përgjigj: “Lulzim Basha ka propozuar një platformë të qartë që përfshin koncesionet e dhëna edhe nga koha e qeverisjes së mëparshme”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi