Agolli mbyll pas 9 vitesh bashkëpunimin me Karabakun

Ish-kapiteni kuqezi, Ansi Agolli është në prag të mbylljes së karrierës së tij futbollistike te skuadra e Karabakut, në Azerbajxhan, me të cilën është aktivizuar për 9 vite.

Mbrojtësi 36-vjeçar, i cili është aktivizuar vetëm 7 ndeshje këtë sezon, njoftohet nga një faqe e tifozerisë së skuadrës azere se do të mbyllë bashkëpunimin në fundin e këtij kampionati, megjithatë kjo nuk do të thotë edhe mbyllja e karrierës së Agollit.

Edhe pse ende jo zyrtarisht, të gjitha gjasat janë që ky lajm të jetë i vërtetë. Të shumta kanë qenë zërat, si dhe dëshira e vet futbollistit, që ta mbyllë karrierën në futbollin e luajtur te skuadra ku e filloi atë, te Tirana në vitin 2000.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi