SPORT

Agolli mbyll pas 9 vitesh bashkëpunimin me Karabakun

Spread the love

Ish-kapiteni kuqezi, Ansi Agolli është në prag të mbylljes së karrierës së tij futbollistike te skuadra e Karabakut, në Azerbajxhan, me të cilën është aktivizuar për 9 vite.

Mbrojtësi 36-vjeçar, i cili është aktivizuar vetëm 7 ndeshje këtë sezon, njoftohet nga një faqe e tifozerisë së skuadrës azere se do të mbyllë bashkëpunimin në fundin e këtij kampionati, megjithatë kjo nuk do të thotë edhe mbyllja e karrierës së Agollit.

Edhe pse ende jo zyrtarisht, të gjitha gjasat janë që ky lajm të jetë i vërtetë. Të shumta kanë qenë zërat, si dhe dëshira e vet futbollistit, që ta mbyllë karrierën në futbollin e luajtur te skuadra ku e filloi atë, te Tirana në vitin 2000.

Related posts

FSHF shkarkon trajnerët. Vjen Nevil Dede, mbijeton vetëm Bushi

dritatv

CR7 nis aventurën bardhezi, stërvitje me të kthyerit nga Botërori (Video)

dritatv

Mungon Neymar? Asnjë problem, PSG fiton 0-3 ndaj Amiens

dritatv

Leave a Comment