BOTA

Agjenti i burgut vret gruan e tij dhe dy vajzat, pastaj kryen vetëvrasje

Spread the love

Një polic burgu 53-vjeçar në Itali i ka dhënë fund jetës pasi ka vrarë me pistoletë gruan dhe dy vajzat e tij 12 dhe 18 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në një apartament në qendër të Orta Novas, në zonën e Foggias.

Raportohet se rreth orës dy të mëngjesit të sotëm burri fillimisht qëlloi gruan e tij 54-vjeçare, pastaj dy vajzat dhe në fund kreu vetëvrasje me të njëjtën armë.

Para se të vetëvritej me një plumb në kokë, burri ka telefonuar karabinierët duke i njoftuar se kishte vrarë familjen dhe paralajmëruar vetëvrasjen.

53-vjeçari ka vdekur në spital, ndërsa për familjen e tij nuk kishte mbetur asgjë për t’u bërë. Karabinierët dhe autoritetet italiane po hetojnë për ngjarjen dhe motivet që e shtynë agjentin e burgut të ndërmerrte këtë akt duke shkaktuar një tragjedi.

Related posts

Acarimi me Amerikën për taksën ndaj produkteve serbe

dritatv

Zjarret në Kaliforni, evakuohen rreth 100 mijë njerëz

dritatv

Francë, kaos, viktima dhe dëme materiale nga reshjet e dendura të dëborës

dritatv

Leave a Comment